Tuesday , December 6 2016
parukeri1

Qëllohet për vdekje një 28-vjeçare, ja kush është i dyshuari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhe, ku nje person ka plagosur në vendin e punës një vajzë 28-vjeçare, e cila pasi është transportuar në spital nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Etleva Ndoka u qëllua nga një person i armatosur, i cili hyri brenda sallonit të bukurisë në pronësi të saj parukeri “Eva” dhe e plagosi.

Sipas dëshmive të rastit se një burrë i armatosur, i dyshuar si Alfred Nikolli 31 vjeç, hyri drejt parukerisë dhe qëlloi drejt së resë.

Aktualisht policia, e ndodhur në vendngjarje, po heton për zbardhjen e kësaj vrasjeje, rrethanat e së cilës nuk dihen ende si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *