Thursday , August 17 2017

Qëndra administrative Steblevë është gdhirë e mbuluar nga dëbora.

Reshjet e rëna gjatë natës në disa zona kanë arritur mbi 5 cm dëborë.  Reshjet e dëborës në një kohë të tillë kanë qenë të rralla për banorët e njësisë administrative Steblevë. Dëbora që ka mbuluar këto zona ka sjellë edhe uljen e temperaturave në minus, raporton ElbasaniPlus.

Reshjet dhe temperaturat e ulëta mendohet se do të shkaktojë dëme të konsiderueshme në pemtari. 

Më të rrezikuarat janë të gjitha ato pemë të cilat janë në fazën e lulëzimit.  Dëmet e shkaktuara do të llogoriten vetëm pas disa ditësh nga specialistët e bujqësisë. Sipas informacioneve nga kjo njësi administrative nuk ka bllokim rrugësh dhe pse trashësia i kalon 5 cm./ElbasaniPlus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: