Wednesday , November 13 2019
Loading...

Qendra e Bashkëpunimit Nderfetar mbështet nismën e qeverisë

Pasojat e luftës së Sirisë bota po i vuan akoma edhe sot megjithëse është shpallur kapitullimi i ISIS. Qindra fëmijë dhe gra kanë mbetur të bllokuar në zonat që para pak kohësh zhvilloheshin luftime të ashpra.

Sytë e fëmijëve të pafajshëm dhe të dërguar padrejtësisht atje kanë parë pamje nga më makabret, pamje të cilat do t’i ndjekin nga pas gjatë gjithë jetës. Prandaj është e domosdoshme dhe jetike që ata fëmijë të kthehen sa më parë në vendet e tyre të origjinës, me qëllim që t’u lehtësohet sadopak dhimbja që kanë përjetuar.

Gjatë javëve të fundit, të gjithë shqiptarët ishin në ankth për fatin e Alvinit të vogël. Më në fund sot erdhi lajmi i shumëpritur i nxjerrjes së vogëlushit nga kampi-burg i Al-Hol.

Qendra e Bashkëpunimit Nderfetar uron qeverinë për lirimin e Alvinit dhe nxit nismën e qeverisë për kthimin e nënave dhe fëmijeve të burgosur në ferrin Sirian.

Më poshtë statusi i kryeministrit të Shqipërisë.

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍

• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të  policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin…