Sunday , December 11 2016

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar takim me AKIP për një “SHQIPËRI TË PASTËR” (Video/Foto)

Ligji për importin e mbetjeve në vendin tonë ka ngjallur shumë diskutime në shoqërinë shqiptare. Shumë organizata, grupe shoqërore dhe politike kanë reaguar ashpër ndaj këtij propozimi të qeverisë shqiptare, për të importuar mbetje nga vendet e tjera.
Kundër tyre janë bërë shumë protesta dhe shumë thirrje në sheshe dhe rrjete të ndryshme sociale, në mënyrë që të mos aprovohet një ligj i tillë, pasi cënon interesin publik duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e qytetarëve.
Ditën e sotme anëtarë të Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar (QBNF), Elbasan, kanë zhvilluar një takim me përfaqësues të Aleancës kundër importeve të plehrave (AKIP).
Ky takim ka ardhur në vazhdën e kauzës së tyre për të mos lejuar në asnjë mënyrë kalimin e këtij propozimi si dhe sjelljen e mbeturinave në vendin tonë, si një mbështetje morale të kauzës së drejt që ata përfaqësojnë.
Përfaqësuesit e AKIP kanë falenderuar anëtarët e QBNF, Elbasan, të cilët sensibilizohen me kauzën e AKIP për një “SHQIPËRI PA PLEHRA”.

14489498_10207036143727602_175028157_o

akip1

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *