Monday , November 20 2017

Qershitë, dobësohuni dhe pastrohuni me “kurën” e tyre

Të pasura me veti antioksiduese, të pakta në kalori, por me shumë shije. Qershitë janë të dashura nga fëmijët dhe të rriturit, të shkëlqyera për mesvakte, përdoren për të zbukuruar tortat dhe për reçelëra fantastik.
Tipologjia e qershive
Qershitë ndahen në dy lloje të ndryshme: të ëmbla dhe acide.
Të ëmblat mund të ndahen në 2 nënfamilje: të forta dhe të buta. Ato acidet ndahen në 3 nënfamilje: qershi jo shumë të kuqe, të tharta dhe vishnjet. Kjo pemë është prezente në Mesdhe prej 3 mijë vjetësh. Dëshmitë e para flasin që nga Egjipti antik, ndonëse është e vështirë të vendosësh me siguri vendin e origjinës.
Vetitë
Kaq shumë përfitime mund të marrim nga ky frut, ku të parat janë efektet diuretike dhe pastruese. Por ka dhe shumë dobi për lëkurën, prezenca e flavonoideve, në kombinim me vitaminën A dhe C, përmirëson dhe shton prodhimin e kolagjenit. Edhe për aparatin tretës qershitë janë një ushqim shumë i mirë. Falë acidit malik, në gjendje për të favorizuar tretjen e sheqerit dhe aktivitetit hepatik. Qershitë të japin efektin e ngopjes, mjaft i dobishëm pasi kanë pak kalori dhe pas konsumimit të tyre ju do të humbisni peshë duke reduktuar sasitë e ushqimit të konsumuar. Në fund duket se kanë dhe efekte të dukshëm antkolesterol. Sipas një eksperimenti të kryer në Miçigan të SHBA-së, konsumi i tyre mund të ulë nivelin e kolesterolit falë prezencës së substancave antioksidante. Ndaj për një muaj bëni një “kurë” duke ngrënë çdo ditë sasi të mëdha qershish dhe shkoni në plazh me një trup të pastruar dhe sigurisht me më pak peshë./Shije.al

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: