Sunday , December 11 2016
makina-e-re-nga-qeveria

Qeveria do të subvencionojë blerjen e një makine të re për ata që kanë një makinë të vjetër

Të gjithë drejtuesit e mjeteve në Shqipëri që kanë një makinë të vjetër, do të ndihmohen me ndihmë ekonomike nga Qeveria për të blerë një automjet të ri. Kjo është skema e re e subvencionimit të Qeverisë, si një rrugëzgjidhje për të ulur nivelin e ndotjes në vend. Ndihma ekonomike do të jeper për ata që zotërojnë një makinë të vjetër dhe që nuk kanë mundësi të mjaftueshme ekonomike për të blerë automjete të reja.

“Për të nxitur drejtuesit që të blejnë automjete të standardeve të fundit dhe të teknologjisë së fundit, është e rëndësishme të ketë një mbështetje financiare, që të mos blejnë automjete të përdorura, me shkarkime të larta të ndotësve në ajër. Kjo nismë është parashikuar për rreth 15 mijë përdoruesish automjetesh, si dhe ka një vlerë rreth 15 milionë euro”, tha Laureta Dibra, përgjegjëse e Sektorit të Ajrit dhe Ndryshimeve Klimatike në Ministrinë e Mjedisit.

Përveç kësaj skeme të subvencionimit, Qeveria planifikon të ndryshojë edhe taksat për automjetet, që do të tatohen në forma të ndryshme. Kjo do të thotë që makinat me ndotje më të lartë do të paguajnë më shumë ose automjetet e reja mund të hiqen nga sistemi i taksave.

Projektplani kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit po diskutohet me grupet e interesit, ndërsa priten propozime të reja, deri kur të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *