Sunday , December 4 2016
Closeup view of cumin and cumin powder
Closeup view of cumin and cumin powder

Qimnoni: Erëza që bën mrekulli në shëndetin tuaj!

Origjina e e kësa erëze vjen nga India dhe është një nga erëzat më të dobishme për vetitë e mira që mbart. Kjo erëz Indiane ka veti medicinale të jashtëzakonshme. Në Indi qimnoni konsumohet çdo ditë dhe është një erëz e pandashme thuajse në të gjitha ushqimet e tyre. Kjo erëz do t’ju japë një sërë të përfitimesh shëndetësore, nëse e konsumon çdo ditë dhe në sasinë e duhur. Ja disa prej tyre:

Diabeti: Për personat që vuajnë nga diabeti qimnoni është shumë i dobishëm. Shtoni një lugë çaji qimnon në një gotë ujë të vakët dhe konsumojeni çdo ditë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Anemia: Qimnoni është një erëz me përmbajtje shumë të lartë të hekurit, prandaj konsumimi i rregullt i saj do t’ju parandalojë shfaqjen e anemisë dhe do t’ju mbushë deficensat e nevojës për hekur. Kjo erëz këshillohet të konsumohet edhe gjatë shtatzënisë, mund ta shtoni atë në gatimet e ndryshme.

Aciditeti: Nëse keni probleme me aciditetin në stomak, konsumoni një majë luge qimnon, mbajeni në gojë për pak sekonda dhe më pas gëlltiteni atë. Gjithashtu një përzierje e një gote uji me një lugë çaji qimnon do të ju ndihmonte nëse keni probleme me aciditetin në stomak.

Kapsllëku: Përgatisni çaj xhenxhefili dhe shtojini një lugë çaji qimnon. Pijeni çdo mëngjes këtë përzierje.  Kjo erëz lehtëson kapsllëkun dhe promovon lëvizjen e zorrëve.

Përveç këtyre sa pwrmendwm mw lart, qimnoni është shumë i dobishëm edhe në trajtimin e kollës dhe të ftohtit, dhimbjeve në trup dhe stomak, dispepsisë, diarresë, të vjellave, parazitëve të zorrës, stimulon shkrirjen e yndyrës dhe rënien në peshë. /Burimi: healthdigezt – gazeta shëndeti/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *