Monday , December 5 2016
15107308_626351904192053_2674269366596983699_n

I quajtur dimri i natyrës. Ja çfarë pamjesh të mahnitshme na vijnë së fundmi

Kushtet mjedisore të dimrit, na sjellin pamje të mahnitshme jo vetëm të kësaj stine, por edhe të kafshëve të ndryshme. Kështu një set fotografik në natyrë sjell pamje mahnitëse të kësaj perle magjike:

1.Në këtë foto tregohet një kafshë e fortë grabitqare që është ujku, i cili në këtë stinë duhet të bëjë kilometra të tëra për të gjetur gjahun e tij.

15094300_626351880858722_8574303094798183536_n
2. Mustela erminea, është një gjahatar i vogël dhe gjithmonë aktiv. Qimja në trupin e saj gjatë stinës së dimrit bëhet e bardhë ndërsa në pjesën e bishtit nuk ndryshon asnjëherë duke qëndruara i zi.

15107308_626351904192053_2674269366596983699_n
3. Dreri i kuq alpinë dhe pamjet e tij janë spektakolare, ku një nga këto tregohet në këtë foto të kapur nga profesionistë.

15179185_626351974192046_3091833410210627997_n
4. Një kafshë tjetër shfaqet në këtë foto dhe ajo është dhelpra, ku karakteristikë e saj në stinën e dimrit është trashja e qimes për ta mbajtur sa më ngrohtë.

15179184_626352027525374_616093191518259636_n
5.Ketri, kjo klafshë e vockël na sjell imazhe të larmishme, edhe pse thuhet që shumcia e tyre rrinë në strofull gjatë stinës së dimrit, nuk ndodh gjithmonë kështu, sepse endjet e tyre në dëborë janë të shumta, duke sjell dhe imazhe të panumërta.

15193497_626352077525369_744130658206320513_n
6.Lepuri i bardhë arrin të mbijetojë edhe me disa barëra të gjetura nën dëborë, pikërisht në kohën kur ajo ka mbuluar të gjithë tokën. Kjo karakteristikë e bën këtë kafshë të rrallë dhe mbijetuese në një stinë të tillë të acartë.

15179099_626352147525362_2304815066727162322_n
7.Pëllumbi i bardhë është një zog me madhësi normale, i cili gjendet në zonat alpine në të gjithë Evropën dhe Azinë. Pendët e tij ndryshojnë në dimër duke u kthyer nga kafe në të bardha si bora, duke e bërë atë të dallueshëm me vështirësi në stinën e dimrit.

15107234_626352200858690_3223130487047108470_n
8.Dhia e egër është një tjetër kafshë, e cilësuar si më të shkathtat dhe më akrobatiket që i përshtatet më së miri hapësirave të pjerrëta malore.

15178132_626352264192017_1840648354991567411_n
9.Lepuri i bardhë është më i vogli dhe më i përshtaturi në temperatura të ulëta. Në fakt gjatë kohës kur është më ftohtë, pra në dimër veshët e tij bëhen më të shkurtër duke zgjatur nivelin e nxehtësisë.

15094895_626352324192011_7586395527851722894_n
Të gjitha këto kafshë janë të rralla dhe të larmishme, por mbi të gjitha iu mbijetojnë stinës së ftohtë të dimrit, citon elbasani plus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *