Thursday , December 8 2016
woman-drinking-green-tea

Qumështi apo Çaji? Cili e lufton lufton osteoporozën?

Dikur, ishte qumështi, pija që luftonte osteoporozën. I pasuar në kalçium, dukej se ishte zgjidhja më e mirë për të ruajtur shëndetin e kockave. Më pas, mbërritën studime të ndryshme që vinin në pikëpyetje këtë alternativë, aq sa sot, zërat që e kundërshtojnë janë bërë shumë! Për fat, studiuesit po lëvizin në të gjitha drejtimet! Një prej tyre përfaqëson pijen më të përhapur në botë; çajin!

Ajo që është zbuluar nga një grup kërkuesish, është se, kush pi 1 deri në 4 gota çaj në ditë, ka 28% më pak mundësi për t’u prekur nga frakturat, krahasuar me ata që nuk pijnë. Studimi i publikuar në revistën agnleze “National Osteoporosis”, ka analizuar rastet e mbi 200 mijë njerëzve, duke parë lidhjen mes ushqyerjes dhe osteoporozës.

Rezultatet treguan një lidhje jo linare mes konsumit të çajit dhe frakturës së kockave ama studimi ka dy probleme në interpretim. Së pari nuk dihen përbërësit në llojin e çajit dhe, së dyti, kërkuesit nuk marrin parasysh mënyrën e përgjithshme të jetesës së subjekteve të studimit. Kjo është arsyeja pse do kërkohen studime më të thelluara. Nga Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *