Saturday , December 10 2016
1478686834ramaok

Rama uron Trump për fitoren: Marrëdhëniet me SHBA do të forcohen edhe më tej

Trump president! Pasi u konfirmua zyrtarisht se në krye të Shtëpisë së Bardhë u zgjodh Donald Trump, vërshuan edhe urimet e para nga e gjithë bota. Nuk mund të mungonte urimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e nisi me nota keqardhjeje për humbjen e “mikes së madhe të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, Hillary Clinton.

“Populli amerikan bëri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, Hillary Clinton nuk i’a doli dot të behet Presidentja e parë grua në historinë e Shteteve të Bashkuara. Kundërshtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin të votojë alternativën e tij pas një debati të pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shkruan Rama në facebook.

Kryeministri Rama është shprehur i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara jo vetëm që nuk cënohen, por do të forcohen edhe më tej.

“Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe të gjithë suksesin që amerikanët dhe miqtë e partnerët e SHBA i urojnë atij vendi të madh, kam bindjen se marrëdhënia jonë strategjike me Shtetet e Bashkuara do të vijojë të forcohet në funksion të vlerave e të interesave të përbashkëta, të cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat të çmuar të popullit e të Qeverisë amerikane”, përfundon shkrimin e tij në rrjetet sociale, Kryeministri Rama.

rama-trump

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *