Tuesday , December 6 2016

Reagimi i ashpër i Arbjola Halimit: Arrestoni Beqen

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Elbasan, Arbjola Halimi ka reaguar për rastin e ndodhur në spitalin “Koço Glozheni”, ku nëna dhe foshnja e saj humbën jetën. Deputetja demokrate shprehu indinjatën e saj në rrjetin social Facebook duke dënuar sistemin shëndetësor që sipas saj është fajtori real i kësaj tragjedie.
Madje sipas Halimit përgjegjës duhet të jetë vetë ministri Ilir Brqaj dhe jo dy mjekët, për të cilët ende nuk ka përfunduar hetimi.

Ja reagimi i plotë i Halimit në faqjen e saj zyrtare në fb:

“Futja e dy mjekeve ne burg ende pa mbaruar hetimet si ne kohen e terrorizmit komunist nuk e mbulon dot vrasesin. Ai eshte vete Ilir Beqja te cilit kur ju kerkua qe te shkurtonte dhe jo te zgjaste sorrollatjen e te semureve ne urgjence genjeu dhe percudnoi cdo specialist kur e kundershtuan.
Keqardhje per Aiden dhe foshnjen e saj. Ngushellime familjes.
E Qe te mos vdesin te tjere. Arrestoni Ilir Beqen”.

arbj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *