Reagon Assange: Jam burgosur 7 vite pa asnjë akuzë - ElbasaniPlus
Monday , May 29 2017

Reagon Assange: Jam burgosur 7 vite pa asnjë akuzë

Themeluesi i “Wikileaks” është shfaqur provokues dhe sfidues njëkohësisht, teksa është shprehur se nuk do t’i harrojë, as t’i falë përpjekjet për arrestimin e tij mbi akuzat për përdhunim, që çuan deri në kërkesën për azil në Ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Në një mesazh plot duf të tij në “Twitter”, Assange tha se është burgosur për 7 vite pa asnjë akuzë, ndërsa fëmijët e tij rriteshin pa të dhe emri i “përgojohej” pa të drejtë.

Suedia njoftoi këtë të premte se kishte vendosur t’i jepte fund hetimit ndaj tij për përdhunim. Ndërkohë, Ekuadori i bëri thirrje Britanisë së Madhe që ta lejojë tashmë atë të largohet i qetë nga vendi.

Assange, 45 vjeç, vendosi të qëndronte në Ambasadën ekuadoriane, mes frikës së ekstradimit në Suedi, e që do të çonte më pas në ekstradimin në SHBA, ku ai kërkohet dhe pritet të gjykohet për rrjedhjen e qindra mijëra dokumenteve sekrete diplomatike e ushtarake.

Gjithsesi, policia e Londrës tha se ai do të arrestohet sërish, nëse del nga Ambasada e Ekuadorit, pavarësisht vendimit të prokurorëve suedezë.

Policia Metropolitane tha se ndaj Assange qëndron ende akuza më e lehtë e dështimit për t’u paraqitur në gjykatë, një shkelje që dënohet deri në një vit burgim, ose një gjobë të majme. Megjithatë, Britania e Madhe ende nuk ka komentuar nëse ka marrë kërkesën për ekstradim nga SHBA, ku Assange rrezikon të përballet me drejtësinë amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: