Saturday , December 10 2016

Reagon deputeti i Elbasanit Boçi: 20 mijë maturantë të braktisur pas fazës së parë. Padrejtësia vazhdon

Pas 20 ditëve terrori psikologjik dhe padrejtësish, rreth 20 mijë maturante janë sot edhe njëherë të braktisur nga Edi Rama, deklaroi sot Partia Demokratike.

“Pas përfundimit të fazës së parë, mijëra maturantë me rezultate të shkëlqyera janë në pritje të tepricave, sepse kështu iu tek një ditë Edi Ramës dhe Linditës së tij, – tha Luçiano Boçi, kryetari i Departamentit të Arsimit në PD në një dalje para mediave. – Të tradhtuar, të lënduar, të nëpërkëmbur, edhe pse për 3 vite studiuan dhe shumë prej tyre morën rezultatet maksimale, me mesatare mbi 9. Do  të aplikojne përsëri në raundin e dytë, u thotë qeveria, me 10 preferenca te tjera, që t’i mashtroje përsëri nga e para.

Fakti që në raundin e parë u regjistruan vetëm 23% e maturanteve, dëshmon se modeli ka dështuar, ministria ka dështuar, Rama ka dështuar.

Nuk ka as meritë, as ekselence e as preferencë. Rregullat e ndryshuara në fund të procesit të maturës, hodhën në erë cdo investim të maturantëve dhe familjeve të tyre. Qeveria shkeli me këmbë dhe vazhdon të shkelë mbi mundin, djersën, investimin dhe talentin e maturanteve.

Maturantët sot nuk duan thjesht një diplomë, apo një të drejte studimi çfarëdo. Ata kerkojne te ndërtojne te ardhmen e tyre, ashtu sic e kanë projektuar vetë. Dikujt që ka ëndërruar të bëhet jurist, apo mjek, dhe ka punuar e ka marrë rezultatet maksimale në 3 vitet e gjimnazit, nuk mundet t’i thotë sot qeveria mos u mërzit se ka kuota tek gjeografia, apo puna sociale.

Kjo ndërhyrje brutale dhe shkatërrimtare e qeverisë, është e papranueshme. Partia Demokratike kërkon dhe një herë me forcë rikthimin e meritës dhe të preferencës. Ne jemi në krah të maturantëve dhe të gatshëm të japim të gjithë mbështetjen tonë për cdo rast padrejtësie.

Ne i bëjmë thirrje dhe i inkurajojmë maturantët të rezistojnë e të kërkojnë deri në fund të drejtën e tyre, – theksoi Boçi. -. Ajo është e drejta e tyre e merituar, e fituar me mund e talent, dhe nuk mund të nëpërkëmbet e as të tjetërsohet nga asnjë qeveri.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *