Monday , December 5 2016

Reagon kryebashkiakja e Prrenjasit për maturantët. Ja çfarë shkruan ajo në facebook për ministren e arsimit

Ish-deputetja e LSI-së, aktualisht kryetare e Bashkisë së Prrenjasit, Miranda Rira, ka kërkuar haptazi dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Përfaqësuesja e LSI-së në pushtetin vendor ka përcjellë një status në rrjetin social “Facebook” një ditë më parë, duke parashtruar pyetjen sesi ajo mund të jetë ministre.

“Rrenimi i perpjekjeve te qindra e dhjeterave maturanteve te deshperuar, duhet te kete nje fajtor.

Eshte e trishte qe akoma sistemi yne arsimor, ben eksperimente nga nje vit ne tjetrin, duke perdorur mijera maturante si kavie per te kuptuar se çfare duhet e çfare jo.

Jane me dhjetra maturante te bashkise Prrenjas me mesatare mbi 9, qe nuk kane arritur te kapin asnje dege ne Universitetin e Tiranes.

Me lejo ta them hapur Lindita Nikolla, se je ministrja me e paafte qe njoh. Habitesha edhe me shume nga paaftesia jote kur vije ne Komisionin e Arsimit gjate kohes qe isha deputete, nga argumentet e dobeta qe jepje, vetem mëk-mëket e tua degjoheshin.

Habitesha sesi mund te ishe Ministre e Arsimit dhe e Shkences, kur minimalisht duhet te kishe graden doktor, teksa vendi kishte me qindra profesore te nderuar me tituj.

Ke deshtuar njesoj si PD-ja qe i qelbi universitetet duke i kthyer ato ne kioska qe jepnin diploma. Ke hedhur ne kosh endrrat e maturanteve dhe djersen e qindra prinderve te ndershem”, ka shkruar ajo. /albeu.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *