Tuesday , December 6 2016
femijet-ne-shkolle

Receta e suksesit në shkollë për fëmijët tuaj.

Shoqërizimi me njerëz të arsimuar

Megjithatë, nuk duhet mohuar fakti se ndihma në këtë drejtim për fëmijët është e rëndësishme. Studiuesit mbështeten në faktin se përfitimet më të mëdha për rritjen e fëmijëve, sidomos në nivelin arsimor, do të vinin nëse ata do të mirëshoqëroheshin me persona të rritur të arsimuar dhe me karriera interesante.

Krijimi i ambientit të duhur për detyrat e shtëpisë

Disa fëmijë preferojnë që detyrat t’i kryejnë menjëherë pas shkollës, ndërsa të tjerë preferojnë që më parë të pushojnë. Lëreni fëmijën tuaj të gjejë rutinën që i përshtatet dhe inkurajojeni t’i përmbahet asaj rutine. Është me rëndësi të krijoni vend të përshtatshëm për punë, ndonjë hapësirë të pastër, me ndriçim të mirë dhe pa pengesa. Nëse nuk keni hapësirë të mjaftueshme në shtëpi ose nuk keni qasje në internet, provoni librarinë lokale.

Ndihma nga ana e shkollës

Zbuloni çfarë objektesh ofron shkolla e fëmijës suaj. Disa shkolla kanë klube mesdite posaçërisht për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje rreth përfundimit të punës apo të detyrave të tyre. Nëse fëmija juaj mundohet, flisni me përfaqësuesit e posaçëm të shkollës për të marrë këshilla se si t’i ndihmoni. Nëse fëmija juaj ka nevoja speciale, mund të caktoni takim me mësuesin dhe koordinatorin e edukimit të fëmijëve me nevoja shtesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *