Receta greke që forcon kockat. - ElbasaniPlus
Monday , February 27 2017

Receta greke që forcon kockat.

Sipas shumë ekspertëve shëndetësor, mënyra e gabuar e të qëndruarit është ndër shkaktarët kryesor për dhimbjet në shpinë, nyje dhe këmbë.

Prandaj, është shumë e domosdoshme të korrigjohet kjo dukuri, me qëllim që të parandalohen komplikimet e mëtejshme.

Mirëpo, fatmirësisht mjekësia alternative apo tradicionale mundëson që përmes përbërësve natyral t’i forconi eshtrat, gjunjët, nyejt, si dhe ta eliminoni dhimbjen nga këto pjesë të trupit.

Origjina e kësaj recete është Greqia e lashtë dhe është e rëdësishme të theksohet se ka efekte të mahnitshme pozitive.

Përbërësit:

– Një kilogram mjaltë

– Dhjetë lugë gjelle fara liri

– 50 gramë fara të kungujve

– Pesë lugë gjelle susam dheu

– Tri lugë gjelle rrush të thatë

– 50 gramë fara luledielli

– 50 gramë kokrra gruri

Të gjithë përbërësit e lartpërmendur i futni në një tas të madh, i përzieni mirë dhe produktin e vendosni në një gotë xhami.

Duhet të përdorni një lugë gjelle nga ky ilaç para mëngjesit dhe drekës. Konsumimi i këtij ilaçi natyral e përmirëson metabolizmin, i forcon eshtrat dhe muskujt e zemrës, si dhe e rikthen dhe përmirëson elasticitetin e ligamenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: