Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve hetimore ndaj shtetasve:
E.D, 54 vjeç, banues në Tiranë
R.H, 58 vjeç, banues në Tiranë
F.B, 24 vjeç, banues në Tiranë
A.P, 19 vjeç, banues në Tiranë
F.O, 26 vjeç, banues në Tiranë
M.K, 19 vjeç, banues në Tiranë
SH.M, 43 vjeç, banues në Tiranë
Këta shtetas, në orën 16:35 në unazën e qytetit Elbasan, në momentin e ardhjes të autobuzave të tifozave të Skenderbuet të Korçës , në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohen të kenë goditur me sende të forta njërin prej autobuzave, duke dëmtuar xhamin anësor të mjetit me targa KO 1750B, drejtuar nga shtetasi GJ.R.
Në orën 18:50 gjatë zhvillimit të ndeshjes, të futbollit midis ekipeve të Partizanit dhe Skënderbeut në Stadiumin “Elbasan Arena”, nga veprimet e tyre, janë thyer 120 stola të stadiumit, janë hedhur mjete piroteknike (fishekzjarre) në fushë, si dhe janë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të Repartit F.N.SH. Tiranë.
Nga këto veprime, u dëmtuan dy punonjës policie si dhe janë thyer paisjet mbrojtëse të shërbimit të tyre
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan po vazhdon punën për për identifikimin e shtetasve të tjerë.