Reforma në drejtësi, shoqëria civile Elbasan peticion parlamentit: Mos e pengoni (Video) - ElbasaniPlus
Friday , April 28 2017

Reforma në drejtësi, shoqëria civile Elbasan peticion parlamentit: Mos e pengoni (Video)

Shoqëria civile i bën thirrje parlamentit të mos pengojë reformën në drejtësi. Nëpërmjet një peticioni drejtuar deputetëve u kërkohet që të mos pengojnë reformën në drejtësi, të kenë përgjegjësinë, të bëjnë një hap konkret në të mirë të vendit dhe qytetarëve, duke votuar ngritjen e instutucioneve të vetingut brenda afatit të përcaktuar nga kushtetuta. Kostitucionalisti Robert Gajda, tha se parlamenti duhet të mos pengojnë vetingun.

Edhe Admir Malaj, përfaqësues i Zërit të integrimit tha se tashmë jemi në një fazë vendimtare që kërkon vullnet për ti thënë po vetingut ashtu sic ndodhi edhe me 22 korrik 2016.

Peticionit do t’i bashkëngjiten edhe firmat e qytetarëve. Kjo iniciativë e nisur nga Elbasani do të përhapet në të gjithë qytetet e Shqipërisë.

Nje koment

  1. Sot nuk ka pasur tavoline per te nenshkruar peticionin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: