RELACIONI mjekësor/ Si është gjendja e 26-vjeçarit që u vetëhelmua me bashkëshorten 5 ditë pas dasmës

Report Tv ka siguruar relacionin mjekësor nga Spitali i Elbasanit, mbi Olsjan Hajdarin, 26 vjeçarin që u vetëhelmua ditën e sotme, bashkë me bashkëshorten me të cilën ishte martuar 5 ditë më parë. Ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ndërkohë po trajtohet dhe po mbahet nën vëzhgim nga mjekët e këtij spitali.

“Pacienti O.H.  i moshës 26-vjeç banues në Rrethin e Librazhdit sillet në spitalin Rajonal Elbasan me diagonzën ‘Suspekt intoksikacioni nga ??? Aktualisht pacienti paraqitet me parametra jetësor në normë. Vazhdon trajtimi dhe observimi në vazhdimësi”, shkuhet në relacion.