Reshjet, ARRSH: Aksi rrugor Elbasan-Librazhd është i kalueshëm për automjetet

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është i kalueshëm për automjetet.

Sipas ARRSH-së, si pasojë e reshjeve të shiut, përgjatë segmentit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, konkretisht në vendin e quajtur Murrash, ka pasur rënie materiali në trupin e rrugës.

“Kontraktorët e mirëmbajtjes bënë menjëherë pastrimin e rrugës duke mos penguar trafikun”, deklaron ARRSH.

Reshje shiu kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit që në orët e para të mëngjesit.