Monday , December 5 2016
ruget

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në disa akse rrugore. Ja ku

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme të mëdha në të gjithë vendin. Disa akse kryesore nacionale janë bllokuar, kryesisht në jug të vendit. Në aksin Gjirokastër-Kakavijë qarkullimi është bllokuar në të dy krahët ndërsa lëvizja lejohet vetëm për mjetet e rënda.

Policia dhe mjetet e bashkisë ndodhen në vendin e ngjarjes, por për shkak të reshjeve të mëdha, nuk mund të ndërhyhet për zhbllokimin e rrugës, ku dhjetëra automjete kanë mbetur të bllokuara.

Autostrada Tiranë-Durrës sërish është bllokuar nga reshjet e orëve të fundit, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës. Në Durrës problematike mbetet situata në zonën e Shkëmbit të Kavajës dhe ku po punohet për largimin e ujit nga rruga me motopompa.

Në disa akse rrugore të Kukësit ka patur rrëshqitje dherash. Në aksin Kukës-Qafë Shllak ka patur shembje të rrugës dhe kalimi bëhet vetëm për mjetet e vogla ndërsa në Krumë-Qafë Prush, rruga është vetëm një kalimshe.

Në aksin Skuraj-Burrel ura, në hyrje të Klosit, ka pësuar dëmtime nga prurjet e lumit. Ndërsa në qarqet e tjera situata paraqitet më e mirë pasi rrugët janë të kalueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *