Thursday , April 19 2018

Rezoluta për Alepon, Rusia dhe Kina vendosin veto-n

Rusia dhe Kina përdorën fuqinë e vetos në këshillin e sigurimit për të ndalur një draft-rezolutë që propozonte një armëpushim 7 ditor në qytetin e dërrmuar sirian të Alepos.

Rusia tha se dokumenti shkel rregullat e këshillit që i lejojnë vendeve 24 orë kohë për të konsideruar versionin final. Sipas SHBA, ky është thjesht një alibi e Moskës, e cila dëshiron të ruajë sukseset ushtarake të trupave qeveritare në Alepo.

Nga terreni raportohet se ushtria siriane ka zgjeruar kontrollin e saj në zonat lindore të Alepos ku operojnë rebelët. Analistët thonë se brenda një jave, ushtria ka marrë 70% të territorit rebel duke afruar ndjeshëm fitoren finale dhe një armëpushim do të ishte një pengesë e panevojshme.

Draft-rezoluta për armëpushimin u propozua nga Egjipit, Spanja dhe Zelanda e Re, por u ndal nga vetoja e Rusisë dhe Kinës. Edhe Venezuela votoi jo, ndërsa Angola abstenoi.

11 anëtarët e tjerë votuan në favor të rezolutës. Qëllimi i rezolutës dhe armëpushimit që ajo propozonte ishte dërgimi i ndihmës në zonat e rrethuara rebele, ku mbi 100 000 njerëz kanë mbetur të bllokuar pa ushqime dhe pa asnjë spital në funksion.

Kjo është hera e 6 në pesë vjet që Rusia bllokon një rezolutë për Sirinë dhe sipas përfaqësuesve perëndimor në Këshillin e Sigurimit, Moska nuk do t’ja dije për kostot njerëzore të fitores ushtarake.

/ Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: