Thursday , April 19 2018

Rikualifikimi i qendrës së qytetit të Cërrikut. Ja sa është shuma e akorduar

Afro një milion euro është shuma e akorduar për rikualifikimin e qendrës së qytetit të Cërrikut. Ky projekt i financuar nga Buxheti i Shtetit, është një nga investimet më të mëdha që kryhen në Cërrik këto 25 vite.

Mësohet se firma e kontraktuar nga Bashkia Cërrik “Vëllëzërit Hysa” ka një dispozicion një afat katër mujor për përfundimin e këtyre punimeve.

Aktualisht ky është loti i parë i këtij projekti, i cili konsiston në rehabilitimin e bulevardit kryesor të qytetit, por dhe qendrës dhe lulishtes aktuale të tij.

Pas përfundimit të punimeve, qendra e qytetit do të shndërrohet në një pedonale ku mund të kalojnë vetëm këmbësorët, pasi automjetet nuk do të qarkullojnë më në këtë zonë.

15355913_10207756607572692_513956929_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: