Sunday , December 4 2016
tmp_27587-received_1166273753454910-1867009043

Rrapi i Bërzeshtës, një monument kulture i lënë plotësisht në harresë.

 

Gjëndet në fshatin Bërzeshtë, komuna Qukës e rrethit të Prrenjasit. Përfaqëson një dru rrapi të veçuar me lartësi rreth 26 m. Mosha e rrapit është 560 vjeçare. Ai është ruajtur nga vet banorët e fshatit Bërzeshtë, pasi ka shërbyer gjithnjë si vendtakim i tyre për biseda, kuvende etj.
Por rrapi i Bërzeshtës, ka pothuajse një kohë të gjatë që është lënë në harresë. Banori i fshatit Bërzeshtë Ramazan Gurra shprehet per “ElbasaniPlus” se: “Kemi një histori të bukur këtu në Gurrë, ky rrap ka moshën gati 560 vjecare dhe duhet një kujdesje e veçantë nga bashkia Përrenjas.
Shkrimtarë atdhetarë kanë shkruar për këtë bukuri të rrallë natyrore, ndër ta përmendim Vilson Blloshmin që thotë:

Moj Berzeshta jonë e mplakur
Rrapi madh të mban në hije
ti ke nxjerre burra të mençur
njerëz që kërkonin dije.
Halit Caka, Shaban Blloshmi
ke pas burra deputetë,
por kaloj një kohë e gjatë
mbete si një zonje e shkretë”.

Pikërisht në këtë vend në Bërzeshtë mblidhen tē gjithë banorët dhe jo vetëm, për të festuar ditën e “Rrapit të Bërzeshtës”. Ndonëse koha e ka mbajtur mjaftueshëm këtë momument kulture, ky rrap qindra vjeçar i ka bërë ballë kushteve klimaterike pa dorën e njeriut.
Është koha që bashkia dhe banorët të kujdesen për të sepse nësë nuk do të ishte ky monument i natyrës, Bërzeshta do ishte akoma një fshat i humbur në hartën e Shqipërisë.

tmp_27587-received_1166273766788242-1924876850

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *