Thursday , April 19 2018

Rritet bilanci i të vdekurve nga tërmeti në Indonezi.

Ka shkuar në 97 persona numri i viktimave qe kanë humbur jetën nga tërmëti i fuqishëm në Indonezi. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se tërmeti që goditi sot provincën indoneziane të Acehut, ka lënë gjithashtu qindra të plagosur pas një sipas një bilanci të ri.

“Ne kemi 97 të vdekur, 73 të plagosur rëndë dhe 200 të tjerë me plagë të lehta”, deklaroi drejtori i Agjencisë Kombëtare të Katastrofave, Sutopo Purëo Nugroho, për gazetarët.

“Ky numër pritet të rritet duke pasur parasysh dëmet e mëdha që janë shkaktuar”, shtoi ai.

Sipas një bilanci paraprak bëhej fjalë për 52 të vdekur.

Një tërmet me magnitudë 6,5 ballë të shkallës Rihter u regjistrua sot në mëngjes në distriktin e Pidie Jaya, në perëndim të Indonezisë, në një kohë që banorët e këtij rajoni me shumicë mylismane po përgatiteshin për faljen e mëngjesin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: