Friday , December 13 2019
Loading...

Rritet çmimi i druve në Librazhd, banorët: Nuk e përballojmë dot

Ulja e temperaturave bën që banorët e Librazhdit të kërkojnë mënyra për tu ngrohur.

Rritja e çmimit të druve po bëhet gati-gati e papërballueshme për zonën e Librazhdit.

Banorët shprehen se për ta është e pamundur që të përballojnë çmime që arrijnë deri në 45 mijë lekë të vjetra për m3.

Një pjesë e mirë e tyre janë pensionistë dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerë dru aq sa të shtyjnë dimrin, pasi në këtë zonë malore ai është i ashpër dhe i gjatë.

Një shqetësim që e ngrenë banorët është fakti se kjo zonë është e pasur me pyje dhe rastet e sekuestrimit nga ana e organeve të drejtësisë të druve të prera në mënyrë të paligjshme, janë të shpeshta.

Aktualisht një m3 dru në këtë zonë kushton nga 45 deri në 50 mijë lekë.