Saturday , December 10 2016
mjek12

Rritja e pagave/ Ja sa rritën për administratën, mësuesit, mjekët dhe infermierët

Qeveria shqiptare ka deklaruar se parashikon të bëjë një rritje të pagave dhe pensioneve duke filluar nga marsi i vitit të ardhshëm. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj në Komisionin e Ekonomisë në Kuvend, rritja më e madhe pritet të jetë për pagat e administratës që janë nën 30 mijë lekë.

“Kemi një rritje të konsiderueshme të pensioneve përtej indeksimit, dhe efekti 12¬mujor i pensioneve shkon rreth 3.6 miliardë lekë. Mos harroni që kemi bërë një reformë të rëndësishme të pensioneve ku kemi frenuar rritjen e deficitit në atë sektor dhe në afatgjatë, sektori do të jetë gjithnjë e më pak barrë për buxhetin e shtetit, duke garantuar një shëndetshmëri të sistemit të pensioneve”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj informoi edhe për korrektim të pensioneve për 5 mijë naftëtarë.

“Dua të ndaj me ju edhe një lajm tjetër, që Kryetari i Komisionit ka pasur një iniciativë të hershme për pensionin e naftëtarëve dhe ia doli të bindë qeverinë për atë korrektim që do t’i bëjmë pensionit të naftëtarëve, që do të thotë që nëpërmjet skemës që po përfundojmë për të korrigjuar edhe ligjin, 5 mijë naftëtarë do të përfitojnë pension. Shumat dhe detajet do t’i ndajmë në ditët që vijnë”, u shpreh Ahmetaj.

Rritja e pagave pritet të fillojë nga 1 prilli i vitit 2017 dhe rritja do të jetë mesatarisht 7 për qind për administratën dhe 10 për qind për mësuesit, mjekët dhe infermierët.

“Pagat e arsimtarëve, mjekëve dhe infermierëve do të rriten 10 për qind. Pagat për administratën publike do të rriten 7 deri në 10 për qind. Pagat e ulëta të administratës mbi 200 mijë lekë do të arrijnë në vlerën mbi 300 mijë lekë. Rritje të konsiderueshme të pagave do të ketë edhe për ushtarakët, punonjësit e policisë dhe pilotët. Rritja e pagave për policinë e burgjeve do të jetë e diferencuar”, u shpreh Ahmetaj dje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *