Friday , August 18 2017

Rrjedhja e gazit në Alaskë kërcënon balenën Beluga

Një katastrofë e vërtetë mjedisore po ndodh dhe për të askush nuk po flet. Për shkak të rrjedhjes së gazit në Alaskë po rrezikohet seriozisht balena Beluga, e cila për fat të keq është në procesin e rrezikut të zhdukjes.

Jemi sërish duke u përballur me një fatkeqësi të madhe mjedisore, ku rrjedhja e gazit është në vazhdim prej një muaji, gjë e cila sjell dëme që nuk mund të riparohen deri në shkrirjen e akullit.

Pra, gazit vazhdon të rrjedhë i pakontrolluar në një habitat ku jetojnë balenat belugas dhe tashmë vendosen përballë rrezikut të zhdukjes, citon elbasani plus.

Hilcorp Alaska është kompania përgjegjëse për rrjedhjee e gazit, e cila mendohet se nuk do të jetë në gjendje që të ndërhyjë në riparimin e dëmit të paktën për një muaj, kjo për shkak të klimës dhe për sigurinë e punëtorve.

Përsa i përket derdhjes, ajo mendohet se vjen nga një tubacion nënujor dhe ka nisur që nga 7 shkurti. Pas një muaji rezultatet e dëmit të saj janë ende të pranishme dhe askush nuk ka dhënë informacione për ta ndryshuar këtë gjë.

Kështu balenat beluga janë ende në rrezik.

Kushtet aktuale të motit rezultojnë që vetëm nga fundi i muajit mars komapania mund të ndërmarr operacionet e para të zhytjeve për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Sipas nënkryetarit të Hilcorp Alaska, David Wilkins, zhytja paraprake në këto ujëra mund ët jetë e rrezikshme edhe për shytësit, citon elbasani plus.

Megjithatë shqetësimi më i madh mbetet balena beluga. Frika më e madhe është se prania e gazit mund të gjenerojë zona ku mungon oksigjeni, i cili është një rrezik serioz për këtë lloj specie.

Aktualisht shkaku i rrjedhjes së gazit është i panjohur. Kështu drejtuesit e kompanisë janë të mendimit se kjo lloj specie ka tendencën që të jetojë larg zonave të ngrira dhe për këtë arsye ato nuk mund të futen në listën e të rrezikuarve.

Ndryshe mendojnë specialistët dhe ekspertët që merren më studimin e këtyre specieve, të cilët vendosin në dukje faktin se balenat beluga priren të preferojnë zonat ku akulli është i pranishëm hde për këtë arsye ato do të tentojnë të arrrijnë edhe në zonën ku po ndodh rrjedhja e gazit.

Kjo gjendje mendohet se po ndikon në mënyrë kritike habitatin natyror të belugas dhe të shumë specieve të tjera detare të asaj zone.

Për fat të keq jemi sërish në përballjen me rastin e një kompanie të madhe, e cila tenton të mohojë faktin e vërtetë duke minimizuar dëmet që po vijnë nga rrjedhja e gazit.

Shpresa e vetme qëndron në ndërmarrjen e hapave sa më shpejt që të jetë e mundur për të zgjidhur situatën e krijuar, si dhe mbi të gjitha për të shëptuar jetën e balenës beluga, citon elbasani plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: