Rrugët me gropa të Elbasanit/ Në harresë edhe lagjet pranë qendrës

Këto pamje janë nga lagjia “29 Nëntori” në Elbasan, shumë pranë qendrës së këtij qyteti. Rrugët në këtë zonë janë lënë dhe vazhdojnë të lihen në harresë.

Por në këtë formë, në harresë janë lënë edhe banorët pasi janë pikërisht ata që çdo ditë kanë kontakt të drejtpërdrejtë me rrugët në këtë lagje.

Janë vetë ata që denoncojnë problemet që ende nuk kanë marrë zgjidhje.

Kjo është një tjetër lagje në qytetin e Elbasanit, pranë fabrikës së miellit. Edhe në këtë zonë, rrugët janë në gjendje të mjerueshme.

Qarkullimi në këto rrugë nuk është i vështirë vetëm për këmbësorët.

Infrastruktura e dobët në rrugët e qytetit të Elbasanit, vazhdon e njëjtë nga periferia në qendër.

Kjo është pamja që ofrohet vetëm 300 metra larg nga godina e Bashkisë. E njëjtë situatë paraqitet edhe në pjesë të tjera të qytetit.

Top Channel