Friday , December 15 2017

Rusia: “Dëshmitarëve të Jehovait” shpërndajnë “literaturë ekstremiste”

Ministria ruse e Drejtësisë ka bërë thirrje për ndalimin e “Dëshmitarëve të Jehovait”, një lëvizje e krishterë që kërkon me zell konvertimin dhe refuzon shërbimin ushtarak.

Ministria i ka kërkuar Gjykatës Supreme të Rusisë të mbyllë selinë e grupit dhe të ndalojë 175 mijë pjesëtarët rusë të saj që shpërndajnë “literaturë ekstremiste”.

Një zëdhënës i grupit e ka quajtur propozimin si “persekutim që po u bëhet besimtarëve vetëm sepse manifestojnë besimin e tyre fetar”.

Disa rajone ruse i kanë mbyllur tashmë disa degë të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, aktivitetet e kësaj lëvizjeje “shkelin ligjet e Rusisë që luftojnë ekstremizmin”.

Autoritetet kundërshtojnë pamfletet që gjykohen se nxisin urrejtjen ndaj grupeve të tjera fetare, kryesisht për shkak të shpalljes së “Dëshmitarëve të Jehovait” si pasuesit e vetëm të besimit “të vërtetë”.

Njëra prej tyre madje citon novelistin Leo Tolstoy, që e përshkruan doktrinën e Kishës Ortodokse Ruse si paragjykuese dhe magji.

Top Channel

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: