Samsung Galaxy S8 së shpejti në treg. Kongresin Botëror të Celularëve
Friday , April 28 2017

Samsung Galaxy S8 së shpejti në treg.

Kompania e Samsung do të prezantojë Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus më 29 mars të këtij viti në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë.

Sipas imazheve të prezantuara nga portalet ndërkombëtare S8 i ri do të vijë në dy madhësi, një ekran 5.8 inç dhe tjetri 6.2 inç.

Të dy përfshijnë teknologjinë mahnitëse AMOLED, që do të mbulojë të gjithë pjesën e përparme të paisjes.

Ata do të kenë një kamera të përmirësuar dhe një procesor tepër të shpejtë nga Qualcomm të quajtur Snapdragon 835.

S8 dhe S8 Plus pa dyshim do të jenë të papërshkueshëm nga uji dhe në pjesën e pasme përfshijnë një skaner të gjurmëve të gishtave.

Mendohet se dy smartfonat do të dalin në shitje në 21 Prill.

Çmimi për Samsung Galaxy S8 në Britani është 850 dollarë, kurse për SamsungGalaxy S8 Plus 916 dollarë./Albeu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: