Sunday , December 11 2016
parlament

Seanca parlamentare, tensione mes opozitës dhe ministrit Beqaj

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me debate të ashpra dhe u ndërpre pas tensioneve të krijuara në sallë, mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Opozita ka sulmuar herë pas here ministrin Beqaj për përfshirjen e tij në aferra korruptive, dhe në seancë ata nuk e kanë lejuar të flasë, çka e detyroi drejtuesen e seancës Valentina Leskaj të ndërpresë punimet për 5 minuta pushim.

Me rifillimin e seancës, ish-kryeministri Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit i është kthyer çështjes së rekomandimit të BE, duke i cilësuar si paturpësi akuzat e hedhura në drejtim të opozitës. Sipas Berishës, rekomandimi nga BE nuk do të ishte marrë kurrë pa ndihmën e PD dhe pa votën e saj pro reformës në drejtësi në muajin korrik.

“Sulmuat opozitën duke ngritur aktakuza të paqena dhe dolët jashtë rendit të ditës. Rekomandimi pa opozitën nuk do ishte marrë kurrë, u mor vetëm se opozita votoi “drejtësinë”. Çfarë seancash bëni ju kur bëni aktakuza ndaj opozitës? Nuk morët hapjen e negociatave dhe dilni e mashtroni se i fiksohet mendja kryeministrit dhe dilni dhe akuzoni”, ka thënë Berisha duke iu drejtuar deputetëve të mazhorancës.

Ndërkohë, pasi mori fjalën përsëri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u është përgjigjur akuzave. “Jam i vendosur për të shkallmuar monopolet në tregun e barnave”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *