Tuesday , May 22 2018

SEJDINI: NUK TOLEROJ ASNJË KOMPANI QË NDOT MJEDISIN

Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka diskutuar në lidhje me inspektimin që një grup i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Energjetikës, në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit kanë ngritur për të parë gjendjen aktuale të ndotjes në ish kombinatin Metalurgjik.
Duke ju përgjigjur interesimit të këshillarëve mbi këtë monitorim,
Kryetari i Bashkisë së Elbasanit është treguar i prerë në qëndrimin e tij kur deklaroi se asnjë kompani nuk do të lejohet të kryejë aktivitetin e saj në dëm të shëndetit të qytetarëve:

“Monitorimi vazhdon, kemi hapur edhe një proçes gjyqësor si bashki, përsa u përket tarifave dhe taksave që i kemi vënë shumë të larta për këtë çështje. Unë shpresoj që ne do të arrijmë atë që kërkojmë, ndryshe ato kompani do të mbyllen. Nëse nuk do t’i mbyllë ministria përkatëse, do t’i mbyllin në bashkë me qytetarët dhe unë në krye. Kjo është taksative dhe nuk do të toleroj më,” tha Sejdini.
Ngritja e grupit të monitorimit në zonën e ish kombinatit Metalurgjik erdhi pas kërkesës së Këshillit Bashkiak për monitorim në këtë zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *