Monday , December 5 2016
thike

Sherri mes dy nxënësve, 16 vjeçari plagos me thikën shokun e tij

Ka degjeneruar në sherr banal debati midis dy të rinjve, nxënës në shkollë të mesme. Si pasojë e sherrit ka mbetur i plagosur adoleshenti D.K. Sipas policisë së Sarandës, rreth orës 11:00, dy nxënës në Shkollën e Mesme Ekonomike “Antoni Athanas” janë kofliktuar njëri me tjetrin.

16-vjeçari A.D., gjatë konfliktit ka qëlluar me mjet prerës “biçak” në kofshën e majtë, 18-vjeçarin D.K. ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të klasës.

I plagosuri ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar autorin e dyshuar, i cili po merret në pyetje për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *