Saturday , December 10 2016
15095534_627326157427961_7894811966069705623_n

Shibuya, një kryqëzim për kalimtarët, ja çfarë ndodh me të

A e keni menduar ndonjëherë se mund të ndodheni në një vend ose kryqëzim ku numri i kalimtarëve është me qindra? Kjo gjë ndodh pikërisht në Shibuya, i cili është cilësuar si kryqëzimi ose kalimi më i ngarkuar në botë nga njerëzit.

15171058_627326217427955_3101222560202629929_n
Në momentin kur semafori kthehet në ngjyrën e gjelbër, qindra njerëz kalojnë rrugën në të njëjtën kohë. Shibuya është një nga 23 kalimet e Tokios, ku çdo ditë njerëzit janë dëshmitarë të një spektakli të jashtëzakonshëm.

15178065_627326177427959_9059812993869421558_n

Në këtë kryqëzim sidomos në orët e lëvizjes më të madhe të njerëzve ndodh që pamjet të jenë akoma më të pabesueshme dhe më të mahnitshme. Në këto orë pamjet e rralla tregojnë se në këtë kryqëzim kalojnë rreth 3 mijë njerëz në të njëjtën kohë.

15095534_627326157427961_7894811966069705623_n
Për japonezët, kryqëzimi i Shibuya është një pikë qëndrore për të kaluar rreth qytetit, ndërsa për turistët ky është bërë një nga kryqëzimet më tërheqëse dhe më vizituese.
Pra, nëse ju ndodh që të jeni në një vend të tillë, ju nuk duhet të mendoheni dy herë për të kaluar në këtë kryqëzim por të ndiqni rreshtin e njerëzve, sepse ndryshe do të humbisni shumë kohë, citon elbasani plus.

15036314_627326144094629_7001410819083586299_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *