Sunday , August 19 2018
Loading...

Shkakton 800 mln lekë dëme, kryebashkiaku i Belshit dërgohet në prokurori

Kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani është kallëzuar në prokurori nga KLSH, me akuzën një dëm ekonomik në vlerën 80 milion lekë. Së bashku me kryetarin e Bashkisë Belsh, janë kallëzuar edhe drejtori i bujqësisë, përgjegjësi i urbanistikës, juristja (anëtarë të kvo) 2 kolaudatorë dhe 1 mbikëqyrës punimeve.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit të Përputhshmërisë me nr. 6/1, datë 18.01.2018, ka përfunduar auditimin në Bashkinë Belsh, për veprimtarinë nga data 01.01.2016 deri më 31.12.2017.

Me Vendimin nr. 42, datë 12.05.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 6/9, datë 12.05.2018, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Belsh, masa me karakter organizativ; masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 80 milion lekë, përdorim të fondeve publike pa Ekonomicitet, Eficencë dhe Efektivitet në vlerën 286 milion lekë dhe të ardhura të munguara në vlerën prej 66 milion lekë.

Gjatë auditimit u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimi, vlerësimin e ofertave ekonomike duke vepruar me dy standarte vlerësimi, zbatimi e investime etj.

Për 10 procedura të prokurimit dhe 4 procedura të zbatimit të punimeve dhe konkretisht “Shtesë kontrate për Projektin Rilindja Belsh (Belsh Qendër-Kryqëzimi Qafeshkallë)”, “Projekti Ansambli Rilindja”, “Ndërtim i Pedonales dhe Korsisë së Biçikletave Liqeni Belsh”, “Sistemim Asfaltim Rruga Belsh-Qafë Shkallë”, “Ndërtim, Sistemim Asfaltim Rruga Trojas (Unaza Belsh)”, “Rikualifikimi urban i fasadave të Qëndrës Belsh”, ndër shkeljet kryesore janë:

Në 8 (tetë) tendera për kualifikikim dhe shpalljen fitues pa drejtë të operatorë ekonomik të cilët nuk plotësojnë kriteret e vendosura në DST, duke mos garantuar kryerjen me cilësi e sukses të kontratës, me pasojë përdorim të fondeve publike për investime, pa ekonomicitet, efiçencë dhe efektivitet në vlerën totale 286,080,460 lekë, në kundërshtim me kërkesat ligjore si dhe në shkelje të parimit të barazisë para ligjit.