Monday , May 28 2018
Loading...
Loading...

Shkelja/ Hetimi ndaj prokurorëve Gashi-Gina do të zhvillohet në Fier

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku duket se e vazhdon hakmarrjen e saj ndaj dy bashkëshortëve prokurorë Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Ajo ka vendosur që hetimin ndaj tyre ta kalojë për kompetencë në Prokurorinë e Fierit, duke shkelur çdo parashikim të Kodit të Procedurës Penale.

Arta Marku ka pasur një përplasje ligjore dhe publike me prokurorët Gashi e Gina në fillim të vitit 2018.

Në vijim të këtij debati, Marku urdhëroi kryeprokuroren e Durrësit në atë kohë, mikeshën e saj Donika Prela, që të niste hetim për pasurinë e bashkëshortëve Gashi-Gina.

Donika Prela,vetëm një ditë para se të largohej për në drejtim të Krimeve të Rënda, vendosi mbylljen e hetimeve dhe marrjen në cilësinë e të pandehurve për bashkëshortët prokurorë.

Neni 78 i Kodit të Procedurës Penale parashikon se, në rastet kur merret në cilësinë e të pandehurit një prokuror që punon apo ka punuar në atë prokurori në kohën kur ka ndodhur vepra penale për të cilën akuzohet, atëherë çështja kalon për kompetencë në gjykatën e rrethit më të afërt.

Në rastin konkret, prokurori Dritan Gina ka punuar për një kohë të gjatë në Prokurorinë e Durrësit. Ai, së bashku me bashkëshorten e tij, akuzohen për “Fshehje të pasurisë”, vepër, e cila sipas pretendimeve të Prokurorisë së Durrësit, ka një shtrirje kohore ku përfshihet edhe periudha në të cilën Gina ka ushtruar funksionet si prokuror pranë asaj prokurorie.

Pra, në rastin konkret gjen zbatim neni 78 i Kodit të Procedurës Penale dhe çështja duhet t’i kalojë për kompetencë gjykimi gjykatës së rrethit më të afërt, Kavajës ose Krujës. Por, Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, duket se ka probleme të theksuara me orientimin në hartën e Shqipërisë.

Ajo ka caktuar si gjykatën më të afërt me Durrësin, atë të Fierit. Pra, Kryeprokurorja e Përkohshme ka kaluar Krujën, Kavajën, Lushnjen dhe ka arritur në Fier, ku ka caktuar që të gjykohen bashkëshortët Gashi-Gina.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published.