Sunday , December 4 2016
14937188_617410441752866_4827362476012387487_n

Shkëmbinjtë më të veçantë dhe më të bukur në botë

Në shkretëtirën e Arizonës ndodhen shkëmbinjtë më të bukur në botë në formë vale.

 
Këta shkëmbinj kanë marr këtë formë të veçantë ose janë gdhendur në kështu nga era e fortë që i godet çdo ditë.

14908262_617410458419531_2458068676869376034_n

Shtrirja ose vendndodhja e këtyre shkembinjëve është në luginën Coyote Buttes në shkretëtirën e Arizonës dhe daton gati 190 milionë vjet më parë.

14937188_617410441752866_4827362476012387487_n

Një paraqitje dhe krijim natyral i këtyre shkëmbinjëve është bërë një nga vendet më spektakolare, më ndjellëse dhe më të jashtëzakonshme në botë.

14568035_617410425086201_6373799703291763463_n

Për ta parë nga afër mendohet se është ëndërra e të gjithëve, por shumë pak njerëz arrijnë ta bëjnë një realitet të suksesshëm që të arrijnë deri atje fizikisht, piëkrisht për të parë e vizituar këtë mrekulli të tokës.

14963284_617410298419547_5304421868539589395_n

Njerëzit që kanë vizituar një vend të tillë duhet të kenë fituar një biletë nga Zyra e Menaxhimit të Tokës, por që duhet të jesh shumë me fat nëse dëshiron të marrësh apo të fitosh një biletë të tillë, sepse zakonisht është shumë e vështirë.

14633062_617410275086216_598360636885741091_n

Shkëmbinjtë kanë një pamje më ngjyra që fillojnë nga ajo e arit deri në të kuqen, me vijëzime që duken si të krijuara nga dora e njeriut, por mbi të gjitha rezultati i paraqitur krijon një efekt peisazhi që nuk duket aspak tokësor.

Erozioni i shkaktuar nga era, në fakt të krijon frikën se dëmtimi i shkëmbit është më i madh dhe për këtë arsye vizitat për atje janë shumë të kufizuara, citon elbasani plus.
Megjithëse duhet thënë që njerëzit që adhurojnë ecjet e mëdha të përziera me lartësinë, frikën dhe emocionin nuk duhet të ngurojnë për të shkuar në këtë vend të pabesueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *