Sunday , December 11 2016
leket6-png

Shkodranët kërkojnë mbrapsht lekët e biletave, refuzojnë “Elbasan Arenën”

Kalimi i ndeshjes Shqipëri-Izreal nga stadiumi “Loro Boriçi” në atë të “Elbasan Arena” ka shkaktuar një kaos të vërtet në sportelet pranë stadiumit të Shkodrës sa i takon kthimit të biletave.

Shumë tifozë, shumica nga Shkodra, nuk kanë dashur ta shikojnë ndeshjen në stadiumin e Elbasanit dhe kanë kërkuar që t’u kthehen lekët mbrapsht. Të gjithë ata që kanë dashur t’i kthejnë biletat e kanë bërë një gjë të tillë.

Sipas punonjësve të firmës që merret me biletat, shumica e tifozëve, rreth 90 për qind e tyre, duan që të marrin paratë e biletave të blera, sepse nuk kanë dëshirë të shkojnë në Elbasan për të parë ndeshjen të shtunën, ndërsa vetëm 10 për qind e tyre marrin biletat e reja në mënyrë që të mos e humbasin këtë ndeshje.

Që nga ora 10:00 dy sportele janë hapur pranë stadiumit “Loro Boriçi” për të pritur tifozët, që do të konvertonin biletat e ndeshjes Shqipëri-Izrael dhe do të qëndrojnë të hapur deri në orën 12:00 të natës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *