Thursday , December 8 2016

Shkolla e mesme në Polis, arritjet dhe problematikat

Komuna Polis është një ndër më të mëdhatë në Bashkinë Librazhd, e cila ka një shtrirje të gjërë duke filluar nga lumi Shkumbin e deri në malin e Sopotit nga njëra anë dhe Fushë buall të bashkisë Elbasan nga ana tjetër. Në qendër të kësaj komune në Gostimë prëj vitesh është ndërtuar shkolla e mesme e bashkuar. Kjo shkollë shërben jo vetëm për nxënësit e kësaj komune por edhe për fshatrat e bashkisë Elbasan Fushë Buall she Polis Valë. Aktualisht këtë shkollë e frekuentojnë mbi 250 nxënës të cikleve të ndryshme nga ai para shkollor deri tek arsimi i mesëm. Drejtori i shkollës Ali Roci, tha se viti i ri shkollor ka nisur normalisht. Janë marrë të gjitha masat që ky vit të jetë edhe më i mirë në rezultate se sa viti i kaluar. Stafi pedagogjik është e specializuar dhe ka marrë pjesë edhe në trëjnime të ndryshme, në mënyrë që të jetë sa më i kualifikuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *