Thursday , November 14 2019
Loading...

Shkolla profesionale “Ali Myftiu” një shkollë model në Elbasan. Ja çfarë ofron për nxënësit

Rritet numri i të regjistruarve dhe shërbimi ndaj tyre

Arsimi profesional prej më shumë se katër vitesh është në prioritetet e qeverisë, një menyrë kjo për të rritur numrin e të punësuarve. Pas rikonstruksionit total të shkollës profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan është rritur edhe numri i të regjistruarve dhe shërbimi ofrohet konform të gjitha standardeve.

Drejtoresha e këtij institucioni shprehet se në këtë shkollë ofrohen të gjitha shërbimet, por prioritet kryesor i është dhënë reparteve të praktikës. Gjithashtu janë modernizuar të gjithë laboratorët, kjo krahas edhe bashkëpunimit me projekte të ndryshme.

Shkolla profesionale “Ali Myftiu” në Elbasan numëron 940 nxënës në drejtimet: elektroteknikë, mekanikë, ndërtim, shërbime mjete transporti. Në vitin e tretë të secilit drejtim nxënësit profilizohen në: instalime elektrike civile dhe industriale, riparim pajisjesh elektroshtëpiake, konstruksione metalike, makina metalpunuese, shërbime elektroaut, shërbime motorrike, muratim, suvatim.