Shkrihen Krimet e Rënda, KLP transferon sot 12 prokurorët që mbetën jashtë SPAK, Gent Ibrahimi tregon lëvizjet e fundit (Po fati i Donika Prelës dhe Arta Markut)

Ditën e djeshme Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi se sot në orën 12:00 do të mblidhen anëtarët e KLP-së, ku në rend dite kanë transferimin e 12 prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, pasi këto dy të fundit do të shkrihen.

Siç ishte parashikuar nis mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, kreu i KLP, Gent Ibrahimi deklaroj se transferohen në rrethe prokurorët e mbetur tek Krimet e Rënda, 16 prokurorë nga Krimet e Rënda transferohen në tjetër vend pune .

“Më 19 dhjetor betohen 8 anëtarët e SPAK. 16 prokurorë nga Krimet transferohen në tjetër vend. Sot transferohen në rrethe prokurorët e mbetur te Krimet”-tha mes tjerash Gent Ibrahimi.

Fati i Markut dhe Prelës

Por ditën e sotme KLP do të vendosë dhe për fatin e kryetares së Krimeve të Rënda dhe ish-kryeprokurores Arta Marku. Sipas njoftimit të KLP, do të ndërpritet komandimi i Donika Prelës, ndërsa mbetet të shihet se ku do të emërohet. KLP e ndryshoi dje axhendën e mbledhjes. Fillimisht u deklarua se Prela do kthehet në Durrës ku është e emëruar, ndërsa më pas u përcaktua që thjesht do hiqet komandimi dhe do bëhen komandime të reja. Pra sot do vendoset fati i saj. Duhet kujtuar se Prela ka kërkuar që të komandohet apo emërohet në Tiranë. Ndërkohë, KLP do të vendosë sot që ish-kryeprokurorja Arta Marku të komandohet prokurore Apeli në Tiranë. Po ashtu KLP do të vendosë edhe ndërprerjen e caktimit të përkohshëm të prokurores Enkeleda Millonai si Drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për shkak të emërimit të saj si prokurore në Prokurorinë e Posaçme. Do të bëhet miratimi i projekt-aktit të vlerësimit, në kuadër të rivlerёsimit kalimtar për prokurorin Pelivan Malaj. Në axhendë është përcaktuar që sot do të bëhet ndërprerja e caktimi i përkohshëm i prokurores Alketa Zifla si Drejtoreshë Kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kthimin e saj si prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Rendi i ditës

Transferimi i prokurorëve që aktualisht janë të emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë për Krime të Rënda dhe Prokurorinë e Apelit për Krime të Rënda, si rezultat i mbylljes së këtyre prokurorive, në prokurori të tjera të juridiksionit të përgjithshëm,konkretisht.

Arens Çela

Blerim Tominaj

Besim Hajdarmataj

Artan Bajrami (I shkarkuar nga shkalla e parë e Vetting, KPK)

Eugen Beçi   (I shkarkuar nga shkalla e parë e Vetting, KPK)

Doloreza Musabelliu

Elisabeta Imeraj

Manjola Kajana

Përparim Kulluri (I shkarkuar nga shkalla e parë e Vetting, KPK)

Vladimir Mara

Sonila Muhametaj

Pranvera Pustina

Ndërprerjet e caktimeve të përkohshme për prokurorët që ushtrojnë detyrën pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për shkak të krijimit të Prokurorisë së Posaçme,dhe caktimet e reja të përkohshme të tyre si më poshtë;

Isa Jata

Donika Prela

Anton Martini

Dritan Prençi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/