Sunday , December 4 2016
img_6212

Shkup/Organizohet Konferenca “Të gjelbërojmë ekonominë e Ballkanit”

 img_6151Partia e Gjelbër Europiane (EGP), e cila përfaqëson të gjitha partitë e gjelbra në Europë, organizoi një Konferencë, me partitë e Gjelbërta të Ballkanit. (Balkan Networks). Në këtë konferencë merrnin pjesë përfaqësues të Partive të Gjelbërta, të shteteve Ballkanit, mes tyre edhe Shqipëria.

Tema ishte “Të gjelbërojmë ekonominë në Ballkan”

Gjatë 3 ditëve të takimit, theksi u vu mbi politikat sociale, të drejtat humane, ndryshimet klimaterike, barazia gjinore dhe mbi të gjitha zëvendësimi i burimeve fosile me burimet e gjelbërta.

 Partitë e Gjelbra të Ballkanit, pjesë e Green Ballkan Network, në Shkup shkëmbyen ide dhe vendosën të forcojnë bashkëpunimin për politika të gjelbra drejt përmirësimit të jetesës së qytetarëve.img_6198

Partia e Gjelbër e Shqipërisë u përfaqësua nga të Gjelbërit e Elbasanit. Duke marrë parasysh  të kaluarën e errët mjedisore dhe të tashmen jo shumë të qartë, në këtë qytet alternativa e Gjelbër duhet të ketë një hapësire me të madhe në vendimmarrje për një të ardhme më të pastër.

Ashtu si e gjithë Bota edhe Ballkani po vuan nga një situatë jo e mirë përsa i përket ndotjes së ajrit. Pasi në Ballkan akoma ka shtete të cilat përdorin ende fabrika që lëshojnë me tepricë dioksid karboni.img_6168

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *