Shoferes i çahet goma në autostradën Tiranë- Elbasan. Ja çfarë bën policia

Momenti kur efektivet e Policise ndihmojne shoferen, ne Tirane-Elbasan
Dy efektivë të Policisë së Shtetit i kanë ardhur në ndihmë mbrëmjen e sotme një shofereje, të cilës i ishte çarë goma e mjetit të cilin drejtonte në autostradë.
Efektivët e patrullës së përgjithshme sapo kanë konstatuar drejtuesen e mjetit në anë të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila e kishte të pamundur të ndërronte vetë gomën, janë ndalur dhe dhe i kanë ofruar ndhimë. Ata kanë ndërruar mënjëherë gomën e dëmtuar të makinës dhe kanë udhëzuar drejtuesen e saj për të vazhduar udhëtimin.
Video e mëposhtme tregon momentin kur efektivët e patrullës së përgjithshme ndihmojnë qytetaren, së cilës i ishte çarë goma në ecje.