Saturday , January 21 2017

Shoqëria e fjetur civile e Elbasanit

A ka Elbasani shoqëri civile? Është kjo pyetja që të gjithë bëjnë pa marrë asnjë përgjigje. Janë të shumta rastet kur shoqëria civile duhet të reagonte për problematika të ndryshme, por çuditërisht heshtja ka pllakosur kudo edhe për ata që flasin dhe lobojnë në emer të shoqërisë civile.

Ndotja që i është bërë Elbasanit për vite me radhë nga kompanitë e ndryshme që ndodhen në ish-Kombinatin Metalurgjik është kaluar në heshtje, pa patur asnjë reagim.

Gjithashtu edhe rasti i djegies së plehrave nuk pati asnjë regim nga shoqatat e ndryshme por ishte vetë vullneti i kryetarit të Bashkisë Elbasan që bëri të mundur mbylljen e asaj gangrene.

Shoqëria civile është shumë e rëndësishme kur kryen funksionin e saj në interes të qytetarëve  dhe jo të heshtë ashtu siç ka ndodhur.

Mos reagimi i Shoqërisë civile është për të ardhur keq pasi ata që e përfaqësojnë atë kanë folur dhe marrë fonde në emër të saj, pa reaguar as edhe njëherë të vetme si shoqëri civile. E vetmja herë që në Elbasan u ndje shoqëria civile ishte para disa vitesh ku ju bashkëngjit protestës mbarëkombëtare për mbetjet kimike.

Po sot, kur të gjithë po kundërshtojnë ligjin për importin e mbetjeve  çpo ndodh? Në shumë qytete ka pasur reagime, në Tiranë protestë, e ndërsa në Elbasan asgjë. Shoqëria Civile me sa duket ka kohë që e ka harruar misionin e saj . Ndërsa kur bëhet fjalë për të përfituar fonde të gjithë vrapojnë në emër të saj. Është momenti që kjo shoqëri dhe këta që e përfaqësojnë duhet të ndjehen, të reagojnë për qytetarët dhe në mbrojtje të interesave të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: