Thursday , December 8 2016
15326550_631657173661526_5264321329985225038_n

Shpellat Frasassi: kur dhe si mund ti vizitoni ato (Foto)

Shpellat Frasassi janë të vendosura në komunën e Genga, në provincën e Ankonës në rajonin Marche dhe janë mbyllur nga gjelbërimi i Parkut Natyror Rajonal të Gola della Rossa dhe Frasassi.

Që nga viti 1972, shpellat Frasassi janë të mbrojtura nga Consorzio Frasassi që mbron dhe rrit sidomos pikëpamjen e turistëve që duan të vizitojnë vende unike.

Ato janë formuar nga një seri shpellash të zbuluara në sajë të një hulumtimi të përpiktë nga kërkuesit dhe gjeologët, gje e cila filloi në vitin 1948 me Grupin Gjeologjikë të Ancona Marche.

Megjithatë vetëm në vitin 1948, Mario Marchetti, Paolo Birra dhe Carlo Pegorari kanë zbuluar hyrjen e shpellës nga lumi, deri në vitin 1971, kur u shfaq Shpella Frasassi.

Një çudi e natyrshme kjo që nuk shuhet kurrë është dhe hyrja e vizitimi i shpellave karstike ku ju mund të admironi skulpturat natyrore të formuara nga shtresat e gëlqerorëve që prej gati mbi 190 milion vjetësh.
Pamjet e këtyre shpellave janë përshtatur nga liqenet dhe puset e atyshme që i japin një atmosferë të vërtetë të një përralle.
Pjesa e parë e shpellës që u zbulua nga studiuesit është një zgavër e madhe, ndoshta nga më të mëdhatë në Evropë pikërisht me dimensione 180 metra e gjatë, 120 metra e gjerë dhe 200 metra e lartë. Në fund të zgavrës mund të vërehet një grumbull kaotik i blloqeve, si rezultat destruktiv i kolapseve që kanë ndodhur gjatë mijëvjeçarëve.

Mbi të gjitha bukuritë dhe magjitë e këtyre shpellave vlerësohen dhe këshillohen nga studuiesit për turistët dhe vizitorët që dëshirojnë të kalojnë disa kohë pushime ndryshe nga të tjerët. Vetëm nga pamjet e shfaqura do t’ju lind dëshira e madhe për të vizituar një herë të vetme këto shpella magjike, citon elbasani plus.

15285072_631657190328191_4530644785252917160_n 15326550_631657173661526_5264321329985225038_n 15181599_631657103661533_2697823704258480387_n 15284947_631657086994868_5974752615073342847_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *