Shpërthim i kontrolluar në Tiranë, çfarë u gjet në ‘çantën bombë’ që alarmoi kryeqytetin.

Një çantë e dyshimtë e gjetur tek ‘Sheshi Skënderbej’ në Tiranë, mesditën e së premtes alarmoi policinë dhe qytetarët.

Në vendin e ngjarjes shkuan forca të shumta policie, të cilët rrethuan zonën dhe mbajtën njerëzit larg perimetrit të rrezikshëm. Menjëherë mbërriten edhe forcat xheniere që realizuan shpërthim të kontrolluar.

Por pavarësisht panikut të krijuar rezultoi se kishim të bënim me alarm fals për bombë. Pas shpërthimit të kontrolluar brenda çantës u gjeten vetëm disa vegla pune. Dyshohet se çanta është harruar aty