Sunday , December 11 2016
shpikje

Shpikja më e re: Një Software për të luftuar frikën dhe fobinë

Testet janë premtuese tashmë duke shfaqur një teknikë të re për trajtimin e ankthit dhe të frikës.

Kjo metodë e re është zhvilluar nga shkencëtarët e ATR në Japoni, të cilët analizuan imazhet e trurit të pacientëve dhe identifikuan kohën kur ndodhte aktivizimi i ndjenjës së frikës.

Kjo teknikë e quajtur “DecNef” identifikon imazhet funksionale të trurit të njeriut dhe i krahason ato me imazhet reale, duke rivendosur reagime të duhura në mënyrë të tillë që individi në situata të ndryshme të përshtatet dhe të mendojë me logjikë.

Për studimin e kryer është regjistruar aktiviteti mendor i një grupi vullnetarësh, të cilët synonin të identifikonin ngjyrat e ndryshme në kohë. Pikërisht ky software ka identifikuar një aktivitet specifik të trurit të njeriut, i cili ndihmon që kohë pas kohe të ndryshojnë imazhet sipas situatave. Në këtë mënyrë pjesëmarrësit ishin të aftë të lidhnin frikën me imazhin e shfaqur.

Pas disa eksperimenteve subjekti ishte në gjendje të kuptonte frikën dhe fobinë e tij, pra se nga kush stimul i vinte kjo gjë, por në të njëjtën kohë ishte dhe më i aftë për ta përballuar apo luftuar këtë frikë. E gjitha kjo vetëm me anë të një software, që identifikonte këto aktivitete specifike të trurit dhe ndihmonte në luftimin e frikës që shfaqte individi prej tyre.

Tani studiuesit janë duke u përpjekur për të kuptuar nëse kjo teknikë mund të përdoret për të trajtuar frikërat tek persona të tjerë dhe jo vetëm tek ata që janë përdorur për qëllime eksperimentale, citon elbasani plus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *