Thursday , December 8 2016

SHPRONËSIMET TE HIDROCENTRALI I BANJES, BASHKIA CËRRIK NISMË PËR ÇERTIFIKATAT E PRONËSISË

Kryebashkiaku i Cërrikut Altin Toska ka pasur një takim me banorët e fshatit Shushicë e Re për nismën mbi marrjen e çertifikatave të pronësisë për banesat e banorëve që janë shpërngulur aty prej ndërtimit të Hidrocentralit të Banjës rreth vitit 1988. Mësohet se institucioni vendor, me shpenzimet nga buxheti vjetor i saj, do të hartojë planvendosjet që do t’ju ndihmojnë banorëve në lehtësimin e këtij procesi!

 Sipas kreut të bashkisë Cërrik Toska, më në fund, pas 28 vitesh heshtje dhe zvarritje pa fund, kjo problematikë po drejtohet drejt një zgjidhje të shpejtë dhe konkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *