Tuesday , December 6 2016
vende-pune_1479374482-906283

Shqipëri, 2.848 vende të lira pune, si të aplikoni

Shërbimi Kombëtar i Punësimit ka publikuar në faqen zyrtare online 2.848 vende të lira pune të shpërndara në 65 qytete, ku përmes aplikimit online kandidatët mund të aplikojnë për vendin e punës që dëshirojnë.

Për këto vende të lira pune mund të aplikojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënësi përkatës.

“Gazeta Shqiptare” publikon të plotë listën me vendet e lira të punës, qytetet në të cilat ato ofrohen si dhe afatin përfundimtar kur mund të aplikohet për përfitimin e tyre. Aplikimi për to mund të bëhet online, pasi faqja zyrtare e Shërbimit Kombëtar të Punësimit (puna. gov. al) iu jep mundësi të interesuarve të aplikojnë direkt për vendin ku dëshirojnë të punësohen.

Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistruar në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk ju jepet mundësia e aplikimit për një vend pune. Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkuesit, i cili përmban të dhëna bazë si: Emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia apo adresa e email-it. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili të mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës.

Sa u takon vendeve të publikuara, ka një larmishmëri profesionesh dhe zanatesh, duke filluar nga roje, pastrues peshku, rrobaqepës, operator kompjuterash, sekretare, kuzhinier, picajol, saldator, agjent shitjeje pasurie të patundshme, punëtor krahu, deri tek ekonomist, inxhinier pyjesh, inxhinier kimie, arkitekt, gjeolog, disenjator grafikësh, inspektor shërbimi transporti, edukatore kopshti, mësuese e profileve të ndryshme, infermier, laborant në mjekësi etj. Në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punës, veç këtyre 2.848 vendeve të lira të punës të regjistruara online, sqarohet se janë të regjistruara në total gati 33 mijë vende të lira pune.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *